REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Leja mjedisore komunale

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjës së Mjedisit

Qëllimi: Mbrojtja e mjedisit, zvogëli i rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë; QSHQ e dërgon në Sektorin e Mjedisit në DUMM për shqyrtimin e saj; Në një afat sa më të shpejtë Sektori i Mjedisit e lëshon lejen mjedisore komunale, firmoset nga Shefi i Sektorit të Mjedisit, protokollohet dhe dërgohet në QSHQ për ta marrë pala.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 10 vjet

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Kopja e Planit (Origjinal)
  • Fleta Poseduese (Origjinal)
  • Kontratën për shfrytëzimin e ngastrës, nëse ngastra nuk është pronë e aplikuesit (Kopje)
  • Certifikatën e regijstrimit te biznesit (Kopje)
  • Raporti i LKM (përmban përshkrimin e projektit, procesin teknologjik, ndikimin në mjedis dhe masat për zvogëlimin e ndikimit) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Grupi i parë – 500€ N/r Aktivitetet që i nënshtrohen lejeve mjedisore komunale 1. Fabrika për përpunim druri,mobilieri,tapiceri deri 1000m3/vit; 2. Fabrika për ambalazhimin e ujit natyral, mineral; me kapacitet deri në 0.5 m3 në ditë; 3. Fabrika për prodhimin e lëngjeve frutash,pije freskuese; pijesh alkoolike me kapacitet deri në 5 m3në ditë; 4. Fabrika për përpunim të qumështit dhe produkteve të tij, deri 1000 kg/ditë 5. Fabrika për përpunim të vajrave bimore, lulediellit etj, me kapacitet 500l/ ditë; 6. Prodhimi i gëlqeres (shuarja) deri 100 ton/vit; 7. Prodhimi i betonit dhe elementeve parafabrikate,pllakave etj. Me kapacitet deri në 50 m3 beton/ditë; 8. Magazinimi i lubrifikantëve të ambalazhuar në vende prodhim; 9. Grumbullimi i mbeturinave të konstruktim demolim për qëllime të riciklimit përfshirë seleksionimin, copëtimin mekanik dhe deponimin e tyre si dhe caktimin e vendit për deponim; 10. Prodhimi i këpucëve she aksesorëve të tjerë të ngjashëm, pa procese kimike (qepje, ngjitje montim); 11. Prodhimi i kartonit dhe ambalazheve të tjerë, me kapacitet deri 500 kg/ditë; 12. Rritja artificiale e peshkut në hurdha, me sipërfaqe deri në 300 m2. Grupi dytë - 350€ 1. Pikëshitjet e gazit (GLN) deri 4.9 m3; 2. Furrat për prodhim të bukës dhe produkteve të miellit; 3. Thertore me kapacitetet deri 3 gjedhë /ditë; 4. Fabrika për përpunim të pemëve dhe perimeve deri në 1000 kg/ditë; 5. Punishtet e vogla për përpunim të mermerit, me sipërfaqe totale-objekti deri në 200 m3; 6. Ndërtimi i objekteve të banimit dhe shërbimeve, me sipërfaqe ndërtimi më të madhe se 1000m2; 7. Magazinat frigorifer, për produktet ushqimore të ambalazhuara me kapacitet total magazinues deri në 50 ton. Grupi i tretë - 300€ 1. Sharrimi i lëndës drunore; 2. Pikat e magazinimit dhe tregtimit të materialeve të ndërtimit; 3. Impiantet për rritjen intensive të shpezëve, derrave, bagëtive të imta dhe të mëdha që kanë më pak se: 1.1. 2000 shpend; 1.2. 100 derra; 1.3. 30 gjedhë; 1.4. 200 bagëti të imëta. Grupi i katërt - 200€ 1. Autoserviset; 2. Veprimtaria e prodhimit të kompostit, me sasi totale përpunimi deri në 100m3 ose 40 ton gjatë vitit; 3. Vendet ku janë të magazinuara, më pas se 10 ton mbeturinë inerte; 4. Vendet ku janë të magazinuara, më pak se 2 ton mbeturinë e pa rrezikshme; 5. Impiantet për riciklimin dhe prodhimin e masave plastike me kapacitet deri 1000t/vit. Grupi i pestë - 100€ 1. Autolarjet; 2. Magazinimi i plehrave kimike dhe pesticideve me kapacitet magazinues deri ne 10 ton; 3. Qebaptoret dhe gjellëtoret; 4. Vendet e tregtimit të kafshëve në ambient të hapur (tregjet tradicionale) ose të mbyllura; 5. Tregjet urbane, industriale dhe të produkteve bimore dhe shtazore. Grupi i gjashtë–të liruara projektet publike 1. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe rehabilitimet e tyre në gjatësi deri 5 km; 2. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe rehabilitim i ujësjellësve ekzistues në gjatësi deri 5 km. 3. Rikonstruksion i rrugëve urbane dhe rurale ekzistuese dhe ndërtimi i akseve të reja rrugore (me gjatësi deri në 2 km); 4. Plantacionet e drurëve frutore; 5. 1. Projektet e përmirësimit të pyjeve, Pagesa nëpërmjet pullës

Formulari nuk është në dispozicion