REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Leje ndërtimi

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjës së Mjedisit

Qëllimi: Të sigurohet aplikimi objektiv dhe i drejtë i dispozitave juridike për lëshimin e Lejes Ndërtimore, nëpërmjet të cilës arrihet të sigurohet ligjshmëria për lejimin e ndërtimit të objekteve sipas ligjit për Ndërtim dhe planeve urbanistike.

Përshkrimi: Paraprakisht pala duhet të paraqitet në drejtori për të bërë verifikimin e dokumentacionit teknik nga Sektori i lejeve të ndërtimit. Pastaj pala bën kërkese në Qendrën për Shërbim me Qytetarë; Sektori i lejeve të ndërtimit për shqyrtimin e saj; Përgatitja e Vendimit nga Sektori Juridik; Firmosja nga Drejtori i Drejtorisë; Protokolimi dhe dërgimi i njoftimit në QSHQ lidhur me Vendimin final dhe pastaj pala vjen e merr Vendimin në DUMM.

Baza ligjore

  • LIGJI NR. 02/L-28 PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE
  • LIGJI NR. 04/L – 110 PËR NDËRTIM
  • Statuti i Komunës së Gjilanit Neni 38
  • Udhëzim Administrativ Nr 10/2013 për përcaktimin e procedurave për dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore si dhe për leje ndërtimore Neni 10
  • Vendimi 01.Nr.16-69016 mbi taksat administrative për lëshimin e Lejes së Ndërtimit dhe Tarifat për ndikimet nga rritja e densitetit dhe infrastrukturës për vitin 2013 6

Vlefshmëria e procedurës administrative: Një (1) vit

Informatat e kërkuara

  • Emri
  • Nr Personal
  • Adresa
  • Telefoni
  • E-maili
  • Adresa e Vendnërtimit (ose përshkrimi i lokacionit)
  • Zona(t) Kadastrale
  • Nr i Parcelës Kadastrale
  • Kordinatat e vendëndodhjës GPS
  • Ekipi i projektimit dhe ndërtimit
  • Detajet e Ndërtimit
  • Përshkrim i punëve ndërtimore
  • Detajet e Infrastrukturës
  • Dokumentet e nevojshme për aplikim për leje ndërtimore
  • Deklarata e aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kopja e Planit / jo më te vjetër se 6 muaj (Origjinal)
  • Certifikata e Pronësis / jo më te vjetër se 6 muaj (Origjinal)
  • Nese aplikuesi nuk është pronari i regjistruar i parcelës, atëherë duhët të sjellë dëshmi për Autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorzuar aplikacionin (Origjinal)
  • Aktin Ligjor Administrativ që vendos kushtet e ndërtimit (nëse kërkohet) (Origjinal)
  • Kopje e Licencave profesionale dhe Certifikatave të Regjistrimit të subjekteve Ligjore të ingjinjerëve të arkitekturës, konstruksionit, civil, të elektrikës, dhe mekanikës, si dhe konsuletëve që kanë pregatditur dokumentet teknike (Kopje)
  • Pëlqimi nga Agjencia për Menagjim të Emergjenacave për punët ndërtimore të kategorive I dhe II (Origjinal)
  • Aprovimet sipas kërkesave nga Ligji për Trashëgemi Kulturore për Punë Ndërtimore brenda perimetrit të Trashëgemisë kulturore (Origjinal)
  • Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbeshtetëse sic kërkohet me Kod (Kopje)
  • Në rast se kërkohet ndërtime të përkohshme në vendëndërtim, peridhën kohore për të cilen do të kërkohen këto ndërtime (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa2.56€/m² + Tarifa e densitetit 118.2 € Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion