REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i banesave, lokaleve etj. në Regjistrin e Paluajtshmërive (RDPP) në emër të titullareve të ri pronësorë (blerësve) për ato banesa apo lokale të cilat nuk kanë qenë të regjistruara më parë ne RDPP

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Bartjen e pronësisë prej pronarit të mëhershëm - tjetërsuesit dhe regjistrimin e saj në pronarin e ri - fituesin e pronësisë.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrimin e baneses, lokalit etj. bëhet përmes mbushjes së formularit standard i cili gjendet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës/palëve ia jep një dëshmi/vërtetim për pranimin e kërkesës së tij/tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin/vendimin për regjistrim të pronës (banesës, lokalit etj) , ku edhe pala/palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (certifikatën pronësore).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa kufizim kohor

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmerise (Origjinal)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Kopje)
  • Akt - identifikimin apo inçizimin e banesës apo lokalit etj. /varesisht nga percaktimi I parashtruesit te kerkeses/ (Origjinal)
  • Autorizmimin e dhenë nga fituesi (blerësi) i baneses, lokalit etj. nese kërkesa nuk behet nga pronari (Origjinal)
  • Autorizmimin e dhenë nga fituesi (blerësi) i baneses, lokalit etj. nese kërkesa nuk behet nga pronari (Origjinal)
  • Trasnferi bankar dhe deklarat standarde e IFI -AKK e plotesuar nga shitesi dhe bleresi per rastet e transfereve nese vlera e çmimit shitbleres eshte mbi 10,000 euro -konform Ligjit per pengimin e shperlarjes se parave nr. 04/L-178, nr. 03/L-196. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaTaska paguhet duke marrë për bazë sipërfaqen e njësisë kadastrale. Taska paguhet konform dokumentit që prezanton pala (titullin juridik), për vleren e transaksionit deri në 10 mijë Euro - taksa 20 Euro; prej 10 mijë Euro deri ne 20 mijë euro - taksa 30 Euro; prej 20 mijë Euro deri në 40 mijë Euro - taksa 40 Euro; prej 40 mijë Euro deri ne 50 mijë Euro - taksa 50 Euro; Mbi vlerën 50 mijë Euro, për cdo 10 mijë Euro, paguhet vlera prej 10 Euro por shuma e taksës së pergjithshme nuk mund të kalojë vlerën 200 euro. Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion