REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i ngarkesave - Masave te perkohëshme të sigurisë në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Për regjistrimin e ngarkesës - ndalesës në në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme RDPP dhe njoftimin e palëve të treta.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrim të ngarkesave - masave të përkohëshme të sigurisë në RDPP bëhet nga pala apo palët përmes mbushjes së formularit standard i cili gjindet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës-palëve ia jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së , e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim e ngarkesës - Masës së perkoheshme të sigurisë në RDPP, ku edhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (Vendimin dhe Çertifikatën pronësore).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Deri në revokimin/ shfuqizimin apo anulimin e akt-vendimit me të cilin është vendosur masa e perkohëshme e sigurisë.

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimet e personave pjesmarres ne marreveshjen hipotekare (nëse pronari - pendhënësi është person juridik edhe Çertifikata e biznesit ). (Kopje)
  • Vendimi i organit kompetent me te cilin eshte vendosur masa e perkoheshme e sigurise (Kopje)
  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion