REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i Hipotekës në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Regjistrimin e Hipotekës në Regjistrin e të Drejtave në Pronat e Paluajtshme RDPP për të njoftuar dhe mbrojtur palët e treta.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrim te Hipotekës nga pala apo palët bëhet përmes mbushjes së formularit standard i cili gjendet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës - palëve ia jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim e hipotekës, ku edhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa kufizim kohor

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimet e personave pjesmarres ne marreveshjen hipotekare (nëse pronari - pendhënësi është person juridik edhe Çertifikata e biznesit ). (Kopje)
  • Kontrata per Krijimin e Hipotekes (Kopje)
  • Formulari i kërkesës (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal)
  • Kopja e Planit (Origjinal)
  • Raporti I vlerësimit te pronës (Origjinal)
  • Kerkesa e kredidhenesit - pengëmarrësit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaTaska paguhet konform dokumentit që prezanton pala (titullin juridik). Për kredi në vlerën deri në 5000 Euro - taksa 20 euro; kredia në vlerë 5000 Euro deri në 10 mijë Euro - taksa 30 Euro; kredia në vlerë 10 mijë Euro deri në 20 mije Euro - taksa 50 Euro; kredia në vlerë prej 20 mijë Euro deri në 40 mijë Euro - taksa 70 Euro; kredia mbi vlerën 40 mijë Euro, për cdo 10 mijë Euro tejkalim - paguhen 20 Euro taksë; Shuma e takses nuk mund të kaloj vlerën e 300 Euro. Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion