REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronës së paluajtshme në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme në bazë te titullit juridik - kontratë mbi mbajtje të përjetshme

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Qellimi i procedures eshte sigurimi i permbushjes se kushteve ligjore per regjistrimin e prones-ave në Regjistrin e Paluajtshmerive ne emer te pronarit te ri (dhënësit të mbajtjes, resp. ushqimdhënësit), mirepo kjo e drejte fitohet vetem pas paraqitjes se kushtit - vdekjes se pronarit te paluajtshmerise.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrim te pronës nga palët bëhet përmes mbushjes se formularit standard i cili gjindet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës - palëve ia jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim të pronës , ku edhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (Çertifikatën pronësore).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa kufizim kohor

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i personit-ave në emër të të cilit-ve regjistrohet pronësia (Kopje)
  • Kontrata mbi mbajtje të perjetshme (Origjinal)
  • Vërtetimi për Tatimin në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal)
  • Çertfikata e vdekjes e ushqimmarrësit - marrësit të mbajtjes (pronarit te paluajtshmerise) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa40 euro Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion