REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronës së paluajtshme në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme pas ndarjes fizike të bashkëpronësisë në bazë të titullit juridik -aktvendimit për ndarje fizike të paluajtshmerisë

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Qellimi i procedures është bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm dhe regjistrimin e saj në pronarin e ri - fituesin e pronësisë dhe regjistrimi i saj në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP) ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë të titullit juridik: Aktvendimi për ndarje fizike të paluajtshmerisë.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrim te pronave (pas ndarjes) nga bashkepronaret - palët bëhet përmes mbushjes se formularit standard i cili gjindet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës - palëve ia jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim të pronave konform ndarjes se bere , ku edhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (Çertifikatat pronësore).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Deri ne revokimin/ shfuqizimin apo anulimin e akti- vendimit me të cilin është vendosur masa e perkoheshme e sigurisë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vendimi i organit kompetent me te cilin eshte vendosur masa e perkoheshme e sigurise (Kopje)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TarifaTaska paguhet konform gjendjes faktike në terren dëri në 0,50 ha taksa paguhet në vleren 75 Euro; për cdo ndarje në pjesë tjetër - taksa 25 Euro; nga 0,5 ha deri ne 1,0 ha - taksa 100 Euro; 1,0 ha deri në 5,0 ha - taksa 150 Euro; ndarja në pjesë të caktuara më parë - taksa 80 Euro; ndarja në më tepër se dy pjesë të përcaktuara më parë - taksa 40 Euro për cdo pjesë; ndarja e sipërfaqeve 5,0-10,0 ha - taksa 200 Euro; ndarja e sipërfaqeve mbi 10,0 ha - taksa 500 Euro; për cdo ndarje në pjesë tjetër - taksa 200 Euro. Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion