REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Procesverbal mbi plotësimin e kushteve teknike për auto – taksi (Leje për Taksi)

Drejtoria për Shërbime Publike

Qëllimi: Ofrimi i mundësive për operatorët taksi që të bejnë transportin publik të personave jashtë linjor.

Përshkrimi: Pala fillon procedurën në Qendrën për Shërbim me Qytetar duke bërë kërkesë e cila dërgohët në D.SH.P. Zyrtari përkatës del në terren dhe përpilon procesverbalin mbi pranimin teknik sipas të cilit lëshohet leja për kryerjen e transportit publik brenda afatit prej 30 ditësh. Leja për kryerjen e transportit publik dërgohet në QSHQ ku edhe njoftohën palët përmes sms për tërheqjën e saj nga D.SH.P-ja.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës
  • Inofrmata për Biznesin (kur kërkesa parashtrohët nga Personat Juridik)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Librezën e automjetit (Kopje)
  • Vërtetimi për pagesën e Tatimit në Pronë (Kopje)
  • Patent shoferin (Kopje)
  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit (kur kërkesa parashtrohët nga Personat Juridik) (Kopje)
  • Sigurimin e udhëtarëve (Kopje)
  • Dëshmin mbi vendosjen e taksimetrit (Kopje)
  • Aparatin e zjarrëfikësve. (Kopje)
  • Procesin mbi pranimin tek.të automjetit (të vitit kaluar). (Kopje)
  • Çertifikatën e mjekut (vetëm për taxi individual). (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 Euro për 5 (4+1) ulëse; 20 Euro për kamionët e lehtë deri 3.5 T, traktorë; 30 Euro për automjete mbi 3.5 tonë (kamion, autobus, minibus, vinç, buldozer etj; 5 Euro për motoçikletë. Pagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion