REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronës së paluajtshme në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm - tjetërsuesit dhe regjistrimi i saj në pronarin e ri - fituesin) në bazë te titullit juridik: kontratë shitblerje

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Qëllimi: Qellimi i procedures është bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm dhe regjistrimin e saj në pronarin e ri - fituesin e pronësisë dhe regjistrimi i saj në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP) ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë te titullit juridik Kontratë shitblerje.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrim te pronës nga palët bëhet përmes mbushjes se formularit standard i cili gjindet në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) ku ky organ palës - palëve ia jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre dhe më pas e njëjta me të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim të pronës, dhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (Çertifikatën pronësore).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa kufizim kohor

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Numri i protokolit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i përsonit në emër të të cilit regjistrohet pronësia (nëse pronari i ri është person juridik edhe Çertifikata e biznesit) (Kopje e vertetuar)
  • Kontrat mbi shitblerjen e paluajtshmerise (Kopje)
  • Formulari i kërkesës (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Kopje)
  • Urdhërpagesa bankare (transferi bankar) (Kopje)
  • Deklarat e shitesit dhe blerësit e nenshkruar nga ta apo te autorizuarit e tyre me te cilen sqarohen kushtet e pageses. Sqarim: Kjo vlen vetëm per ato transaksione ku vlera e shitblerjes është mbi 10,000. 00 euro (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaTaska paguhet konform dokumentit që prezanton pala (titullin juridik), për vlerën e transaksionit: deri në 10 mijë Euro - taksa 20 Euro; prej 10 mijë Euro deri në 20 mijë euro - taksa 30 Euro; prej 20 mijë Euro deri ne 40 mijë Euro - taksa 40 Euro; prej 40 mijë Euro deri ne 50 mijë Euro - taksa 50 Euro; Mbi vleren 50 mijë Euro, për cdo 10 mijë Euro, paguhet vlera prej 10 Euro por shuma e taksës së përgjithshme nuk mund të kaloj vlerën 200 euro.Pagesa në cash 111-0970023520157

Formulari nuk është në dispozicion