REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrim të më vonshëm të vdekjes

Drejtoria e Adminstratës së Përgjithëshme

Qëllimi: Të mirëmbahet regjistri i Amzës të të Vdekurve -LAV

Përshkrimi: Pala bën Kërkesë në zyrën e Gjendjës Civile, dhe mbas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit të nevojshëm, bëhët regjistrimi i mëvonshëm i vdekjes.

Baza ligjore

  • LIGJI NR. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
  • "Statuti i Komunës së Gjilanit " Neni 38, 2, 2.2
  • Udhëzimi Administrativ 02/2012 – MPB Për Rregjistrime të mëvonshme në Librat e Gjendjes Civile. Neni 14
  • Udhëzimi Administrativ 17/2012 - për Dokumentet e Gjendjës Civile Neni 3

Vlefshmëria e procedurës administrative:

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Nr Personal
  • Data e Lindjës
  • Statusi martesor
  • Vendi i Lindjës
  • Të dhënat e prindërve
  • Lloji i Dokumentit të kërkuar

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Certifikata e Lindjës (nese është i martuar, Certifikata e Martesës) (Kopje)
  • Fleta statistikore nga Spitali (e cila dëshmon vdekjën në spital) (Kopje)
  • Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor (Origjinal)
  • Certifikata e vdekjes, internacionale ose ekuivalenti (kur vdekja ka ndodhur jashtë) (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa3 Euro Pagesa nëpërmjet pullës

Formulari nuk është në dispozicion