REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Kërkesa për dhënien e pëlqimit për përmbushje të kushteve minimale teknike për lokalet afariste, objekte të shitjes dhe shërbime të tjera

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - Qendra e Regjistrimit të Biznesve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrtive konsiston në ofrimin e kushteve për kryerjen e veprimtarive afariste.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesë për marrjen e pëlqimit për përmbushje të kushteve minimale teknike për lokalet afariste, objekte të shitjes dhe sherbime të tjera, pranë drejtorisë së zhvillimit ekonomikë. Në qoft së kërkesa përmbush kushtet e parapara atëher mirret vendimi për dhënien e pëlqimit.

Baza ligjore

  • Rregullora per taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale

Vlefshmëria e procedurës administrative: 5 vite

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Infomata për llojin e veprimtarise afariste
  • Numri i telefoni dhe email adressa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari për aplikim (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Leternjoftimi i personit pergjegjes (Kopje)
  • Certifikata e pronesise se objektit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TaksaPër lokalet afariste deri në 50 m2 - 30 Euro Për lokalet afariste prej 51m2-100m2 - 50 Euro Për lokalet afariste mbi 101m2-200 m2 - 100 Euro Për lokalet afariste prej 201 m2-500m2 - 150 Euro Për lokalet afariste prej 501m2-1000m2 - 300 Eu Për lokalet afariste mbi 1000m2 - 500 Euro

Formulari nuk është në dispozicion