REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJILANIT

AL  SR  EN

Ligji për Lejet dhe Licencat

Ligji Nr. 04/L-202 “Për sistemin e lejeve dhe licencave” është një ligj kornizë qëllimi i të cilit është të vendosë parimet dhe rregullat që rregullojnë nga qeveria sistemin rregullativ të veprimtarive private dhe publike, për të kufizuar rregullimin e tillë në atë që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore në Republikën e Kosovës. Ligjin mund ta gjeni në Gazetën Zyrtare duke klikuar këtu.

 

Strategjia për Rregullim më të Mirë

Në maj 2014, Qeveria e Kosovës aprovoi Strategjinë për Rregullim më të Mirë 2014-2020. Qëllimet e kësaj strategjia janë (1) të krijojë një system rregullativ lehtësues që i barazpeshon kostot me përfitimet ekonomike, mjedisore the sociale nëpërmjet Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ; (2) zbatimi efikas i legjislacionit përmes bërjes më efektive të procedurave administrative dhe mbajtjes në minimum të barrës administrative për qytetarët dhe biznesin; dhe (3) rrijen e komunikimit efektiv dhe forcimin e dialogut me sektorin privat për të arritur rezultate.

Strategjine mund ta gjeni duke klikuar këtu.

 

Informacion për Regjistrimin e Biznesit

Ju mund të regjistroni biznesin tuaj pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë dhe në 29 pika të tjera të regjistrimit të biznesit në komuna në të gjithë Kosovën, duke përfshirë dhe në Qendrën për Regjistrimin e Biznesit në Komunën e Gjilanit. Për më shumë inforormacion mbi llojin e biznesit që mund të regjistroni dhe formularët që duhet të mbushni ju lutem drejtohuni duke klikuar në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve.