REGISTRY OF ADMINISTRATIVE PROCEDURES
IN MUNICIPULITY OF GJILANIT

AL  SR  EN

Regjistrimi i të drejtës së shfytëzimit/qirambajtjes në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme ne bazë të titullit juridik - kontratës për privatizim të lëshuar nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Purpose: Qellimi i procedures eshte sigurimi i permbushjes se kushteve ligjore per regjistrimin e të drejtës së shfytëzimit / qirambajtjes në emër të fituesit te kesaj të drejte per 99 vite duke llogaritur nga data e hyrjes në fuqi e rregullores se UNMIK-ut nr. 2003/13 e dt. 09 maj 2003 e cila skadon me 09 maj 2102. Ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë të Kontratës për privatizim të lëshuar nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

Description: Kërkesen për regjistrim te të drejtës së shfytëzimit / qirambajtjes bëhet sipas formularit standard i cili gjindet ne Qendren per Sherbim te Qytetareve (QSHQ), ku formulari ne fjale plotesohet me te dhenat e kerkuara e me pas palës - palëve QSHQ i'u jep një dëshmi - vërtetim për pranimin e kërkesës së tij- tyre. Pas kesaj QSHQ të gjitha shkresat në lëndë i dërgohet DKGJP-së, e cila brenda afatit ligjor (pas verifikimit) të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin - vendimin per regjistrim të të drejtes se shfytëzimit/qirambajtjes, ku edhe pala - palët përmes QSHQ njoftohen me aktin administrativ dhe dokumentet tjera përcjellëse (Çertifikatat pronësore).

Legal basis

Validity of procedure administrative: Pa kufizim kohor

Information requested

  • Emri dhe Mbimeri
  • Nr Personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Anticipated time within which must be answered for procedure (days): 15

Documents requested

  • Letërnjoftimi i personit-ave në emër të të cilve regjistrohet e drejta e shfytezimit/qirambajtjes (Kopje)
  • Kontrata mbi privatizimin e patundshmerise e Agjencionit Kosovar te Privatizimit (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimet e Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikatat për identifikimin e paluajtshmërive - njësive kadastrale te kembyera (Çertifikatë per person apo Çertifikatë për njësi kadastrale) (Kopje)
  • Çertifikata e biznesit per pronarin e ri nese e ka statusin e personit juridik (Kopje)
Payment typeAmount (in Euro)Method of paymentAccount number
Pagesa200 euroPagesa nëpërmjet pullës 111-0970023520157

Form is not available